Gmail do t’i fshijë llogaritë joaktive

Gjiganti i teknologjisë, Google, ka njoftuar se do t’i fshijë mijëra llogari të përdoruesve së postës elektronike, Gmail, raportoi Yahoo.

Zëvendëspresidentja e menaxhimit së produkteve të Google, Ruth Kricheli, ka njoftuar se llogaritë që s’kanë qenë aktive për dy apo më shumë vjet do të mbyllen.

“Duke nisur nga fundi i këtij viti, nëse një llogari që s’është përdorur apo s’është identifikuar për të paktën 2 vjet, ne mund ta fshijmë atë dhe përmbajtjen e saj”, ka deklaruar ajo, duke përfshirë përmbajtjet e Google Docs, Drive, Meet, Calendar dhe Google Photos.

Advertisements

Ky veprim do të bëhet pasi sipas kompanisë, po synohet shtimi i sigurisë ndërmjet përdoruesve.