Glaukoma merr haraçin

31

Gostivar, 5 dhjetor – Sëmundja e glaukomës paraqitet si një nga sëmundjet më prezent në mesin e popullatës gostivarase dhe më gjerë. Evidencat e Spitalit të Gostivarit tregojnë që rreth 2 për qind e popullatës, apo 1 në 50 persona janë të prekur nga tensioni në sy. Kompetentët thonë se glaukoma është aq e zakonshme sa edhe diabeti i të rriturve, shkruan gazeta KOHA. Është më e mundur që t’u shfaqet njerëzve mbi moshën 40 vjeçare, por mund të shfaqet në çdo moshë tjetër. Shenja e parë e glaukomës është zakonisht një humbje e lehtë e të parit nga cepat e syrit. Glaukoma është neuropati optike atrofike – verbëruese, shfaqet si pasojë e çrregullimeve gjenetike, biokimike, hemo dhe hidrodinamike të syrit, të shkaktuara nga gjendje të ndryshme patologjike në sy ose jashtë tij. “Njerëzit që janë me ne rrezik t’u shfaqet sëmundja, janë ata që kanë histori të glaukomës në familjen e tyre, ata që vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë i gjakut, migrena, nuk kanë shikim të plotë apo kanë pasur ndonjë dëmtim të syrit. Mjekët thonë se zakonisht shikimi i humbur nga glaukoma nuk mund të rifitohet”, deklaroi për gazetën KOHA drejtori i Klinikës për oftalmologji, Iljaz Ismaili. Sipas tij, më në rrezik nga kjo sëmundje, janë personat që vuajnë nga diabeti apo tensioni i lartë. “Dëmtimi i mëtejshëm mund të kontrollohet dhe shikimi mund të ruhet nëse sëmundja diktohet në një fazë të hershme. Mjekët e trajtojnë glaukomën me ilaçe apo me operacion me rreze laser. Sëmundja e glaukomës pengon qarkullimin normal të lëngut të syrit, gjë që shkakton rritjen e tensionit të lëngut brenda syrit. Tensioni i rritur mund të dëmtojë nervin optik që transmeton pamjet nga syri në tru. Si sëmundje është trashëgues, varet prej shumë faktorëve dhe prek të dy sytë. Glaukoma nuk është një infeksion dhe nuk është ngjitëse. Është një sëmundje e syrit që shfaqet kur një pjesë shumë e rëndësishme e syrit që quhet nervi optik dëmtohet. Shkaku është rritja e presionit të syrit kur grumbullohet shumë ujë (lëng) brenda ne sy”, tha Ismaili. Sipas tij, për shkak se dëmton pamjen anësor, efektet zakonisht nuk kuptohen derisa humbet një pamje më e madhe e shikimit. Sipas etiopatogjenezës, dallojmë glaukomën parësore, dytësore dhe glaukomën kongjenitale. Xhemil Aliu specialist oftalmolog, potencon që sëmundja e glaukomës pengon qarkullimin normal të lëngut të syrit, gjë që shkakton rritjen e tensionit të lëngut brenda syrit. “Sëmundja e glaukomës pengon qarkullimin normal të lëngut të syrit, gjë që shkakton rritjen e tensionit të lëngut brenda syrit. Si sëmundje është trashëgues, varet prej shumë faktorëve dhe prek të dy sytë. Glaukoma nuk është një infeksion dhe nuk është ngjitëse. Është një sëmundje e syrit që shfaqet kur një pjesë shumë e rëndësishme e syrit që quhet nervi optik dëmtohet. Shkaku është rritja e presionit të syrit kur grumbullohet shumë ujë (lëng) brenda ne sy. Për shkak se dëmton pamjen anësor, efektet zakonisht nuk kuptohen derisa humbet një pamje më e madhe e shikimit”, shprehet ai. Disa studime kanë treguar se presioni në sy është një faktor i madh rreziku për dëmtimin e nervit optik. Në pjesën e përparme të syrit është një hapësirë e quajtur dhoma e përparme. Një lëng i pastër vazhdimisht qarkullon brenda dhe jashtë kësaj dhome dhe ushqen indet në afërsi. Lëngu largohet nga dhoma në këndin e hapur, ku takohen kornea dhe irisi. Kur lëngjet arrijnë te këndi, ato rrjedhin përmes një vrime sfungjerore dhe dalin nga syri.

 

 

Comments are closed.