GJYSTE VULAJ: Dy dekada në skenë, ja pse jam gjithmonë me energji pozitive

 Ka dy dekada që këndon dhe nuk di të ndalet. Gjyste Vulaj, këngëtarja nga Mali i Zi vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës Koha duke zbuluar se nuk ka ndërmend të mbajë koncert të jubileut të karrierës, por që do të vazhdojë të këndojë deri në fund

KOHA: Ke pasur një sezon të stërngarkuar me punë, po bën pushime tani?

Si zakonisht pothuajse dy dekada sezoni verorë është i stërngarkuar për mua ashtu që me dëshirë të madhe pres shtatorin për të bërë pushime familjare, megjithatë këtë shtator pushuam tek shtëpia shkak se aplikuam për vizë pune në Londër, ku do jem prezente për festën e madhe të nëntorit, tre janë vonuan pasaporta ashtu që pastaj edhe përtuam për të shkuar diku, kryesorja kam pushuar boll dhe tani me plot energji dhe pasion do vazhdoj me koncerte jashtë vendit, gjatë sezonit vjeshtë-dimër koncertet janë kryesisht vikendeve.

KOHA: Si do e cilësosh këtë vit për punën tënde si këngëtare?

Si zakonisht deri më tash jam shumë e kënaqur me punën dhe rezultatin, çdo gjë dhe këtë sezon ka kaluar me sukses, më shumë besomë as që e përballoj dot.

KOHA: Njihesh si një prej emrave më të kërkuar të skenës, si arrin të menaxhosh gjithë punën?

Pothuajse dy dekada në skenë dhe të gjithë tashmë e dinë se ku këndon Gjyste Vulaj nuk mungon atmosferë e mirë, interpretim i saktë, muzika më e bukur që interpreton Sokoli, gjithmonë live dhe çdo gjë tek ne është kualitet.

KOHA: E në anën tjetër, vazhdon të mbetesh në top formë?

Unë për pamjen fizike kujdesem shumë, kur them shumë e kam fjalën tek dietat që mbajë, që 20 vite për të mos shtuar peshë unë nuk ushqehem ashtu siç ma do qejfi por siç është mirë për trupin dhe shëndetin tim, unë shtoj shumë shpejtë kilogram për shkak që nuk merrem me sport duke përjashtuar sezonin e verës.

KOHA: Shpesh je komentuar se ju bën konkurrencë këngëtareve të reja, si ndihesh në këtë rast?

Kam tashmë adhuruesit e mi më të sinqertë dhe të apasionuar në stilin e punës në përgjithësi, çdo këngëtar ka publikun e vet, kur jemi në ndonjë koncert bashkë, koncerti im është më madhështorë ndoshta pse unë gjithmonë këndoj live, ndërkohë që atmosferën e ngris në kulminacion. Nga ana tjetër,këngëtaret e reja besa dhe me shumë përvojë e dinë tashmë të gjithë, gjithmonë janë playback dhe të vetmen gjë që e bëjnë live – është ajo përshëndetje dhe një hajde, hop, gjithsesi kur publiku e han është OK, më vjen mirë që kanë gjetur mënyrën më të lehtë, nuk them që mashtrojnë publikun, sepse besoj që publiku nuk është se nuk ka dijeni për këtë por thjeshtë e do këngën, muzikën që ato prezantojnë.

KOHA: Ndonjëri prej fëmijëve do të ndjekë rrugën tënde në muzikë?

Shpresoj që po, është normale, nuk kanë nga të ikin, janë rritur në këtë frymë.

KOHA: Po shënon shumë vite në skenë, ke vendosur të festosh ndonjë jubile?

Jo , nuk dua të festoj, do të festoj vetëm koncertin e “Lamtumirë dhe faleminderit”.

KOHA: A mendon ndonjëherë të ndalesh në muzikë?

Ka pasur faza por menjëherë kam ndier një ngarkesë shpirtërore sikur edhe me më ra paratë nga qielli e kam kuptuar që të paktën pa pesë koncerte në vit kisha vuajt, sepse dua që përmes interpretimit tim ku këndoj me shpirt e zemër, këngët që mi ndien zemra të pranoj me kënaqësi dhe publiku ashtu siç unë ua dhuroj atyre.

KOHA: Cilat janë projektet me të cilat do të prezantohesh deri në fundvit?

Po përgatitem për dy videoklipe dhe shpresoj që këngët e reja dhe klipet të pëlqehen shumë.