Shkup, 13 janar – Dita e parë e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017 në vend se më datën 18, do të jetë më 23 janar të vitit 2017. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e pranoi masën e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse të shtyhet pushimi dimëror në mënyrë që të evitohet rreziku nga përhapja e gripit. “Në bazë të tërë rrezikut që ekziston nga gripi, masa e propozuar është e pranueshme për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, deklaroi zëvendësministri Spiro Ristovski në konferencë për shtyp, duke shtuar se MASH-i për vendimin sot do t’i njoftojë të gjitha shkollat në vend. Theksoi se dy ditët shtesë të pushimit dimëror, 18 dhe 20 janari të vitit 2017, nxënësit do t’i punojnë të shtunave, sipas të gjitha gjasave në mars dhe në prill, në mënyrë që të përmbushet fondi i përgjithshëm prej 180 ditëve mësimore në vitin shkollor.