Gjysmë shekulli burg organizatën e trafikut të drogës Shqipëri-Itali

25

Ka përfunduar në Itali procesi gjyqësor ndaj procesit “Zanafilla”, që trafikonte sasi të mëdha të drogës nga Shqipëria në Itali. 50 vite burgim janë dhënë në total ndaj anëtarëve të bandës kriminale, të cilët janë shqiptarë dhe italianë. Mediat italiane raportojnë se Antonio Leo u dënua me 7.8 muaj burg, 10 vjet për Pasquale Giannone, 7.8 vite burg për Albino Volpe, 4 vite për Gregorio Leo, 6.2 vite burg për shqiptarin Bastri Çaushaj, 4 vite burg për Dorjan Pashajn, 3.4 vite për Leonidha Lapajn, 3.4 vite burg për Romarjo Demaj, 1 vit për Alessio Mero, 1.6 vite burg për Antonio Brigante, 2 vite për Filippo Costanzo dhe 2 vite burg për Shkëlzen Pronjaj. Të pandehurit janë dënuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe tentativë grabitje. Organizata kriminale u zbulua në mars të 2016-s, kur karabinierët sekuestruan 65 kg marijuanë dhe arrestuan dy persona.

Comments are closed.