Omer XHAFERI
Shkup, 22 janar – Qytetarët e Shkupit, të cilët për destinacion i kanë lagjet e Çairit, Fushë Tophanës e Shutkës, ankohen se oraret e autobusëve 9, 19 dhe 20, të cilët transmetohen në treguesit elektronike që janë të vendosur në më shumë stacione të autobusëve, aspak nuk korrespondojnë me realitetin në praktikë, shkruan gazeta KOHA. Nevoja e qytetarëve për këto linja të autobusëve, të cilët për momentin funksione vetëm me ato private, ka ndikuar që shumë udhëtar të ankohen se gjatë javëve të fundit, në kushtet kur temperaturat shënuan ulje drastike, ata të presin një autobusë më tepër se gjysmë orë. Përkundër asaj se mbi 100 mijë banorë janë në pritje të rikthimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike “ Transporti Publik Shkup”(NP-“TPSH”), ata edhe më tej ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme sa i përket risive për shfrytëzimin e transportit publik në Shkup, që hyn në fuqi nga një janari i këtij viti. Duke iu referuar burimeve brenda shoferëve që gravitojnë nëpër këto lagje, ata thonë se brenda kolektivit të kë- tyre linjave mbizotëron një kaos i vërtet, i cili ka reflektuar në vonimin e pazakontë të autobusëve. Parku vozitës i autobusëve me numër 9, siç arriti të mëson gazeta KOHA, e përbëjnë gjithsej 31 autobusë, detyrë e të cilëve është transporti i udhë- tarëve nga stacioni i hekurudhave në Shkup Veri e deri në pikën e fundit që është Qendra Klinike në Shkup. Në ndërkohë, orari i këtyre autobusëve është i njëjtë si para dhe pas vitit të ri, respektivisht çdo 10 apo 11 minuta në stacionet e autobusëve ku është e paraparë të kalon kjo linje duhet të ndalet nga një autobusë i këtij lloji, megjithatë brenda 20 ditëve të kaluara, sipas rrëfimeve të udhëtarëve, ky autobusë bashkërisht me dy tjerët është paraqitur çdo 30 minuta e më tepër. Lidhur me këtë çështje, nga drejtoria e NP-“TPSH”, thanë se linjat e lartpërmendura shërbehen nga transportuesit privat, për të cilit përgjegjësi mban Qyteti i Shkupit. Për të pasur një pasqyrë më reale se ku qëndron pengesa e mos arritjes në kohë të këtyre autobusëve, gazeta KOHA i kontaktoi edhe autoritet e Qytetit të Shkupit, të cilët na drejtuan që përgjigje të kërkojmë në drejtorin e transportit publik të Shkupit. Gjatë kohës që këta dy institucione ende nuk i kanë qartësuar kompetencat mbi autobusët publik, banorët e Komunës së Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares vazhdojnë të presin mbi 30 minuta për një autobus. Ndërsa sa i përket pikave të shitjes ku mund të blihen kartelat elektronike, nga kjo NP-“TPSH”, për gazetën KOHA njoftojnë se blerja dhe rimbush ja e tyre mund të bëhet në më shumë lokacione private brenda qytetit. ”Banorët e që jetojnë në Shkup Veri dhe përreth, me kartela elektronike mund të furnizohen në ndërmarrjen tregtare “Jagoda” dhe “Emi-KOM”. Ata të Çairit, këto kartela mund t’i gjejnë te marketi “Pçella Dy”, respektivisht në Cairçank te marketi “Ensar M”. Banorë e Shuto Orizarës biletat elektronike kanë mundësi t’i blejnë në rrugën “Indira Gandi” numër 118, ata të Haraçinës në marketin “PRES”. Ky rrjet i shitjes së kartelave elektronike është shtrirë Fushë Tophane në marketin “Ajro Trejd”, gjegjësisht në Saraj shitoren “Fantastik”, në fshatin Batincë në lokalin “SUPER 2000” dhe fshatin Studeniçan në po të njëjtin lokal”. Përderisa në fshatin Rahçe, kartelat elektronike “SKOPSKA” banorët mund t’i blejnë në “Rrugën 1” numër 76”, thonë nga NP “TPSH”. Të diskriminuar dhe të mllefosur nga pritjet e gjata dhe të pakuptimta, pavarësisht paralajmërimeve se Këshilli i Qytetit, edhe një herë do ta shqyrtojë vendimin për largimin e linjave publike për këto lagje, në formën on-line qytetarët kanë filluar të mbledhin nënshkrime, me qëllim ndryshimin e gjendjes momentale me transportin publik në rajonet e theksuara më lartë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.