“Kur të krahasojmë largimin e të talentuarve nga RMV krahasuar me vendet e Evropës Lindore, 24 vende nga Evropa Lindore, praktikisht Maqedonia së bashku me Armeninë, Moldavinë, Bosnjë dhe Hercegovinën janë vendet ku kemi largimin më të madh të kuadrit me arsim sipëror”, është shprehur Bojan Shimbov, ekonomist në Bankën Botërore
Shkup, 9 tetor – Nga Maqedonia janë shpërngulur gjysmë milion qytetarë ose një e katërta e popullsisë. Prej tyre dy të tretat janë të aftë për punë, ndërsa një e treta janë me kualifikim të lartë, prej të cilëve pjesa më e madhe nga sektori i IT. Bankierët botërorë paralajmërojnë – duhet të ndërmerren masa që të parandalohet largimi i të talentuarve nga vendi, sepse do të vihet në rrezik e tërë ekonomia, tregu i punës, si dhe qëndrueshmëria e fondit pensional dhe shëndetësor, shkruan gazeta KOHA.
“Kur të krahasojmë largimin e të talentuarve nga RMV krahasuar me vendet e Evropës Lindore, 24 vende nga Evropa Lindore, praktikisht Maqedonia së bashku me Armeninë, Moldavinë, Bosnjë dhe Hercegovinën janë vendet ku kemi largimin më të madh të kuadrit me arsim sipëror”, është shprehur Bojan Shimbov, ekonomist në Bankën Botërore. Banka Botërore ka prezantuar raportin e gjysmëvjetorit për Ballkanin perëndimor. Ka rritur shkallën e rritjes ekonomike për vendin prej 2.9 në 3.1 për qind, që megjithatë është nën parashikimet optimiste të qeverisë prej 3.5 për qind. Kjo na tregon se borxhi publik dhe deficiti fiskal rriten për shkak të rritjes së pagave, pensioneve dhe subvencioneve. Ndërsa rritjen e BPV nuk e kemi shfrytëzuar që të ulim borxhin. Bankierët na kanë lavdëruar se shkalla e papunësisë ka rënë në shkallën më të ulët historike, por kanë paralajmëruar se produktiviteti bie. Prandaj rekomandojnë që të kihet kujdes në rritjen e paralajmëruar të pagës minimale, dhe me rritjen e pagave në sektorin publik sepse kur ajo lidhjet me produktivitetin e ulët, mund të rrezikohet konkurrenca e ekonomisë.
“Porosia e rëndësishme nuk është që të mos rritet paga minimale, por ajo të bëhet në mënyrë të mençur duke i patur parasysh këto faktorë megjithatë me përpjekje të bashkuara që të rriten pagat minimale dhe pagat reale me përpjekje për përforcimin e produktivitetit të vet ekonomisë sepse edhe pse në afat të mesëm të ekonomive do t’u ulet produktiviteti sepse njësia punë bëhet më e shtrenjtë për rezultatin e njëjtë”, thotë Marko Mantovaneli, drejtori i zyrës së BB në Shkup. “Shpenzimi fiskal i programit për subvencione siç e dimë nuk është edhe aq i lartë dhe mund të integrohet në kuadër të planeve fiskale afatmesme të qeverisë, dhe si masë e parakohshme do të ishte mirë që ky intervenim të evaluojë. Deri tani nuk kemi parë vend tjetër që është përpjekur me mekanizëm të këtillë. Ky intervenim është inovativ dhe tani do të shohim nëse do të jetë efektiv dhe nëse në mënyrë efektive do të motivojë kompanitë”, është shprehur Sanja Maxhareviq – Shujster, ekonomiste e lartë.
Parashikimet e Bankës Botërore janë se vitin e ardhshëm ekonomia do të rritet 3.2 dhe 3.3 për qind në vitin 2021. Megjithatë rekomandimi është që të kihet kujdes në efektet negative ndaj rritjes, nga luftërat tregtare globale. Qeverisë i kanë rekomanduar reformë sa më të shpejtë në sistemin e arsimit që do të krijojë kuadro të gatshme për ekonominë, që të punojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të sundimit të ligjit. (koha.mk)