Pothuajse gjysma e të rinjve amerikanë duan të jetojnë në një vend socialist. Sipas një artikulli në “The National Interest”, anketa e zhvilluar nga kompania hulumtuese Harris Poll tregon se 49.6 për qind e brezit “z” të lindur mes viteve 1997-2012 duan që jetën ta vazhdojnë në një vend socialist.
Anketa, rezultatet e së cilës janë publikuar në faqen e lajmeve të internetit Axios, zbulon se 73.2 për qind e të rinjve amerikanë mendojnë se qeveria duhet të sigurojë shërbimin shëndetësor universal, ndërsa dy të tretat se qeveria duhet të paguajë pagesën e shkollës së universitetit. Po ashtu theksohet se 43.1 për qind e brezit “z” edhe brezit “y” të lindur mes viteve 1981-1996 mbështesin heqjen e Institucionit Amerikan për Imigracionin dhe Doganën.
Stef W. Kight, një nga shkrimtarët në Axios, në lidhje me anketën ka thënë se, “Pikëpamjet politike të të rinjve ndryshojnë shpesh me moshën e plakjes, por mbështetja e tyre për politikat socialiste është një shenjë se rregullat e vjetra të politikës po ndryshojnë me shpejtësi”.