Shkup, 23 prill – Gjysma e studentëve në Ballkan janë të papunë dhe nuk përfundojnë studimet e regjistruara. Gjithashtu, nga 100 studentë të rinj në shtetet e rajonit, që hyjnë në sistemin e arsimit të lartë në një vit, mund të pritet që vetëm 13 prej tyre të përfundojnë studimet dhe do të gjejnë punë që është e harmonizuar me kualifikimet e tyre, shkruan gazeta KOHA. Ekziston tepricë e studentëve të diplomuar nga shumica e fushave shkencore,e sidomos nga menaxhmenti, administrata dhe juridiku. Mjaft studentë braktisin studimet që sjell deri tek shkalla e ulët e përfundimit të tyre, ndërsa edhe ata që fitojnë një diplomë – në një pjesë të madhe do të mbesin pa punë. Sipas analizës së Fondacionit për Zhvillimin e Shkencave Ekonomike (FREN) me seli në Beograd, e të bazuar edhe në anketat në të gjitha shtetet e rajonit, sistemi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor nuk është i aftë të prodhojë kuadër të kualifikuar e që është i domosdoshëm për të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)