Një hulumtim i opinionit publik në Rusi ka treguar se 50 për qind e qytetarëve rusë nuk janë kundër vendosjes së mbulesës islame në institucionet arsimore. Qendra Ruse për Hulumtime të Opinionit Publik ka realizuar sondazh në lidhje me mbajtjen e mbulesës islame në shkolla, në të cilin kanë marrë pjesë 1.800 persona nga 130 njësi banimi në 48 rajone. Sipas rezultateve të sondazhit, 50 për qind e pjesëmarrësve janë të mendimit se duhet hequr ndalesa e mbulesës islame në institucionet arsimore, kurse 37 për qind prej tyre mendojnë se ndalesa e mbulesës nuk duhet hequr assesi. Ndryshe, qeverisja lokale e rajonit Stavropol të Rusisë në vitin 2013 kishte sjellë ndalesë për vendosjen e mbulesës në institucionet e arsimit të mesëm, ndërkohë që çështja ishte transferuar në procedim gjyqësor. Më pas, Gjykata e Lartë e Rusisë kishte miratuar ndalesën dhe vendimi u bë i vlefshëm njëlloj për tërë shtetin.