Gati gjysma e gjallesave të planetit Tokë nuk po munden ta përballojnë ngrohjen globale e cila tashmë po ndodh, sipas një studimi alarmant ku gjithashtu thuhet se një zhdukje masive e kafshëve mund të ndodhë për herë të gjashtë në histori në më pak se 50 vjet. Biologu evolucionar, profesori John Wiens, ka bërë të ditur se 47 për qind nga 1 mijë specie kanë pushuar së ekzistuari për shkak të ngrohjes globale. Popullata të tëra të specieve nuk janë gjetur më aty ku kanë jetuar mijëra vite, shkruan The Independent. Një grua po kërkon tokë të thatë për tu vendosur. Bangladeshi është vendi më i rrezikuar nga ngritja e nivelit të oqeaneve. Miliona njerëz mund të mbesin pa shtëpi deri në vitin 2050. Deri më tash, Toka është ngrohur rreth 1 gradë mbi nivelin industrial, por deri në vitin 2100 pritet të rritet me 2.6 deri në 4.8 gradë nëse nuk merret ndonjë masë për ta ulur nivelin e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë. Tjetër problem me të cilin po përballet Toka është zgjedhja e Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara. Profesori Wiens e quajti atë ‘katastrofë globale’ dhe tha me shaka se Trumpi duhet ta ‘vrasë veten’.