Përvojat e shteteve fqinje anëtare të Unionit Europian tregojnë se në mungesë të rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës së pamëshirshme në tregun evropian edhe degët që dikur mburrej bujqësia bullgare, jo që kanë përgjysmuar prodhimin e tyre, por kanë ulur edhe në minimum prodhimtarinë e tyre
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 29 janar- Gjysma e fermave në Maqedoni rrezikon mbylljen pas anëtarësimit të shtetit në Bashkimit Evropian. Edhe përvojat e shteteve fqinje anëtare të Unionit si Bullgaria tregojnë se në mungesës të rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës së pamëshirshme në tregun evropian edhe degët që dikur mburrej bujqësia bullgare jo që kanë përgjysmuar prodhimin e tyre, por kanë ulur edhe në minimum, “ Në rast se në periudhën e ardhshme para anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, nuk do të rrisim konkurrencën në cilësi dhe sasi të prodhimtarisë bujqësore, atëherë rrezikojmë edhe mbylljen e gjysmës së fermave . Bile përvojat e Bullgarisë fqinje tregojnë se prodhimtaria e pemëve dhe perimeve në shtetin fqinj është ulur në minimum në favor të orientimit në llojet e tjera të prodhimtarisë bujqësore”, thotë profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, Dragi Dimitrievski.
Sipas tij, nuk ka rrugëdalje tjetër për fermerët në vend përveç bashkimit të punës së tyre në forma të ndryshme me qëllim që të jenë të njohur në treg.
“ Prodhuesit bujqësor në vend nevojitet të jenë të gatshëm që nesër të dorëzojnë për shembull 100 tonë të pemë-perimeve me standarde të caktuara, , përgjatë periudhës e hënë deri të premten për një supermarket të caktuar, apo që ditën e premten të dorëzojnë 200 tonë të prodhimeve të caktuara bujqësore”, shpjegon Dimitrievski, qasjen dhe mënyrën e punës ndaj së cilës nevojitet më seriozisht të përgatiten fermerët në vend.
Nga ana tjetër , përfaqësuesit e bujqve thonë se nuk ka çare tjetër për bujqit përveçse të përgatiten më mirë për të garuar nesër në tregun evropian.
“ Bujqit tanë patjetër nevojitet që të rrisin produktivitetin e tyre si në aspektin e sasive ashtu edhe të cilësisë me qëllim që të jenë më konkurrues në tregjet rajonale dhe evropiane të shitblerjes së prodhimtarisë bujqësore. Subvencionet në këtë drejtim janë të mirseardhura ku edhe mbi 60 për qind e buxhetit të BE-së shkon për këtë qëllim, mirëpo patjetër nevojitet që bujqit tanë më shumë të angazhohen për të rritur kualitetin dhe standardet që kërkohen në tregjet e jashtme”, thotë Eftim Shaklev, kryetar i Lidhjes së Bujqve të Maqedonisë.
Në ndërkohë analizat tregojnë se tregu vendor I prodhimeve bujqësore është i vogël , ka potencial të dobët eksportues dhe strukturë jo të balancuar të prodhimit, ku kemi tepricë të prodhimtarisë së pemë-perimeve dhe rrushit që tejkalon nevojat vendore, dhe kemi mungesë të ofertës së grurit dhe prodhimeve blegtorale.
Njëherazi dobësi kryesore e prodhimtarisë vendore të ushqimit mbetet parcelat e vogla deri dy hektarë që përbëjnë 70 për qind të prodhimtarisë bujqësore, kemi seri të vogla të prodhimtarisë dhe sorta jo të mira në prodhim. Problem shtesë për bujqit është se tregu vendor është relativisht i hapur dhe i liberalizuar përmes nënshkrimit të marrëveshjeve me Organizatën Botërore të Tregtisë, Cefta ,Marrëveshjes për Asocim dhe stabilizim me BE si dhe marrëveshjet bilaterale për tregti me më shumë shtete. Njëherazi i është e madhe edhe konkurrenca e shteteve fqinje si nga veriu ashtu edhe perëndimi që kanë prodhimtari të ngjashme dhe që po ndërtojnë kapacitete serioze që ju mundësojnë plasma më të hershëm dhe më konkurrues në treg me çmime më të ulëta dhe harxhime më të ulëta. Problem që akoma nuk kanë gjetur zgjidhje janë edhe mos respektimi i marrëveshjeve midis prodhuesve dhe grumbulluesve si dhe efektet e vogla nga bashkimi bujqve në kooperativa, theksoi në analizën e tij kushtuar bujqësisë vendore, profesori Dimitrievski në Konventën nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut kushtuar tregut bujqësor.
Ekspertët në debat rekomanduan që ndihmat tregut si ajo me subvencione shtesë prej disa denarë për bujqit të përdoret vetëm në rast të çrregullimit të tregut, ndërsa përkrahja ndaj bujqve më shumë të orientohet ndaj investimeve dhe përkrahjes së prodhimtarisë rentabile..Nevojitet më shumë të përkrahet edhe bashkimi i punës së fermerëve, me çka do të rritet pozita e tyre në treg, përmes koncentrimit të ofertës, përmirësimit të cilësisë së prodhimtarisë , marrëveshje për shitblerje etj. Kërkohet edhe vendosja e masave për stimulimin e marrëdhënieve kontraktuale dhe zbatimi i tyre më i përpiktë, sidomos para fillimit të sezonit të mbjelljes , me çka do të rregullohet oferta dhe kërkesa për prodhime të freskëta dhe për lëndët e para për fabrikat përpunuese.