Shkup, 27 shkurt – Gjysma e fëmijëve të botës kanë përjetuar dhunë fizike, psikologjike ose seksuale. Dhuna ndaj fëmijëve është problem global i pranishëm në të gjitha vendet, edhe te familjet e pasura por edhe te ato të varfra. Për këtë shkak është i nevojshëm fokusimi në këtë problem, si dhe në problemin me varfërinë te fëmijët, dhe luftën e përbashkët të sektorit civil, institucionet dhe bashkësitë religjioze.
Kjo është porosia që e dërguan një pjesë e pjesëmarrësve në konferencën e sotme ndërkombëtare në temë “Fundi i varfërisë fëmijërore dhe dhunës ndaj fëmijëve” në organizim të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi.
Sipas Fred Nijaberës nga Arigato internacional nga Najrobi, Kenia, i cili është drejtor i Iniciativës për fund të varfërisë fëmijërore, është e nevojshme qasje trefish në menaxhimin me këto probleme.
Së pari, tha duhet të shohim ku janë lëshimet dhe problemet, pastaj ato të jenë motiv për ndryshimin e politikave për zgjidhjen e problemit, si dhe vendosjen e ndryshimeve sociale.
“Është i nevojshëm ndryshimi i politikave, por edhe ndryshim i vetëdijes, njerëzit duhet të mendojnë ndryshe. Nuk mjafton vetëm hulumtimi, locimi i problemeve dhe ndryshimi i politikave, por duhet të organizohemi të gjithë bashkë të bëjmë diçka më shumë në organizatat dhe institucionet tona. Të gjithë së bashku mund ta zvogëlojmë ose ta çrrënjosim varfërinë fëmijërore ose dhunën ndaj fëmijëve”, tha ai.
Dragi Zmijanec drejtor i Megjashit theksoi se është i nevojshëm mobilizimi i opinionit, organizatave civile, bashkësitë religjioze dhe shtetit për menaxhim gjithëpërfshirës me varfërinë fëmijërore dhe dhunës, të cilat, siç tha, i godasin fëmijët në të gjitha vendet e botës.
“Përfshirja e fëmijëve në sistemin arsimor me zgjidhjen e problemeve ekzistenciale në familjet e tyre dhe parandalimi i dhunës që të mos ketë pasoja të vazhdueshme në zhvillimin psikofizik të fëmijëve, është një nga mënyrat për menaxhimin me problemet”, tha Zmijanec.
Në konferencë dyditore marrin pjesë pjesëmarrës nga 10 shtete nga Evropa dhe përfaqësues të Arigato internacional nga Kenia. Synimi është që të shkëmbehen përvojat dhe të krijohen dhe të propozohen zgjidhje për menaxhim me këto probleme.