Nëse negociatat rreth Bregzitit përfundojnë pa marrëveshje, gjysma e qytetarëve të Britanisë së Madhe konsiderojnë se duhet të organizohet referendum për vendim të fundit nëse duhet të braktiset BE-ja, ka treguar hulumtimi më i ri ku marrin pjesë rreth 10.000 qytetarë. Sipas anketës, dyfish më shumë qytetarë janë të mendimit se më mirë është të organizohet referendum, në vend se ai vendim t’i lëshohet në dorë Parlamentit.
Hulumtimi i grupit “Njerëzit votojnë”, e realizuar nga 31 korriku deri në 7 gusht, tregon se 45 për qind e qytetarëve mbështesin referendum pas përfundimit të negociatave, derisa 34 për qind janë kundër. Në pyetjen se kush duhet të vendos për të mbetur apo braktisur BE-në, madje 50 për qind konsiderojnë se atë duhet ta bëjnë qytetarët, ndërsa 25 për qind se për këtë duhet të vendos Parlamenti. Sipas hulumtimit, 74 për qind e anketuesve konsiderojnë se bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së po zhvillohen keq, ndërsa 68 për qind mendojnë se Britania keq do të kalojë.