Shkup, 4 korrik – Kryetari komisionit Trajko Veljanovski, në seancën e parë të mbajtur të martën, pasi unanimisht u miratua rregullorja e re për punë, apeloi deri të anëtarët dhe zëvendësit e tyre që sa më shpejtë të dorëzojnë kërkesa për t’u pajisur me certifikata siguri, që të mund të vazhdoj më punë Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për sigurim dhe kundërzbulim(DSK) dhe të Agjencisë për zbulim(AZ). “Të gjithë ata që nuk kanë certifikatë siguri do të duhet sa më shpejtë të dorëzojnë kërkesa për t’u pajisur me certifikata sigurie. Përndryshe nuk do të mund të marrin pjesë në seancat e ardhshme të cilat do të jenë të mbyllura”, tha Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-së. Deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenska, propozoi ndryshimin e… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetën KOHA)