Lee Redmond nga qyteti Salt Lake ka shpenzuar plot 30 vite të jetës së saj duke i rritur thonjtë. Kjo gjyshe e mrekullueshme ka mbajtur rekordin botëror për thonjtë më të gjatë tek femrat. Këta thonj janë rritur plot 28 këmbë dhe 4 inch.
Edhe pse thonjtë e tillë kërkojnë një përkujdes shumë të veçantë për t’i mbajtur të pastër, ajo ka jetuar një jetë normale. Madje ajo mund t’i pres flokët e nipit të saj dhe të vozisë makinë. Sidoqoftë, një aksident në vitin 2009 bëri që ajo t’i thyejë thonjtë, për t’i mbetur vetëm 4.5 inch.
“Humbja e thonjve të mi ka qenë gjëja më dramatike që më ka ndodhur në tërë jetën time. Mendoj se ka qenë nipi ai që ka thënë ‘gjyshe, ata janë sikur fëmijët tu, u kujdese plot 30 vjet për ta dhe i humbe për një sekondë’, tha ajo për The Telegraph. “Por, kur e mendon këtë, e di se e gjithë jeta jote mund të ketë përfunduar për një sekondë, jo vetëm një pjesë e trupit, por gjithë jeta jote”.
Redmond nuk ka pasur plane për të rritur sërish thonjtë e saj. Ajo kaloi tri dekada duke i rritur, por në të 70-tat, ajo mendon se ka pasur tri dekada të tjera. Duke shikuar në të mirë të gjërave, Redmond pranoi se është më lehtë të funksionojë. “Gjithmonë kam bërë gjithçka me ta, por tani është shumë më lehtë për t’i bërë gjërat. Pesha është shumë më ndryshe. Në fakt, duart e mia duket sikur fluturojnë pasi që pesha ka shkuar,” ka thënë ajo. Redmond nuk është e vetmja që e ka thyer rekordin botëror për rritjen e thonjve.