Gjyshja më seksi në botë është beqare, i tregon burrave si t’i “rrëmbejnë” zemrën (FOTO)

Gina Stewart është 49 vjeçe dhe konsiderohet si gjyshja më seksi në botë prej linjave të përsosura dhe pamjes rinore. Është nënë e katër fëmijë dhe gjyshe e një foshnje, por nuk e cilëson veten si femër të mahnitshme, siç i thonë shpesh komentuesit në rrjete sociale.

Në një intervistë për ‘The One’, ajo tregoi se vazhdon të jetë beqare. Për këtë arsye, i ka dhënë një këshillë meshkujve që përpiqen të flirtojnë me të. “Mënyra më e mirë për të marrë vëmendjen time është të dinë të bëjnë shaka të bukura për gjyshet. Kështu mund të kenë një mundësi. Thekset amerikane më kanë pëlqyer gjithmonë. I adhuroj djemtë që flasin si Mathew McConaughey ose Patric Swayze, më duken tepër sharmantë.

Nganjëherë edhe një shkëlqim në sy tërheq vëmendjen time”, tha ajo. Në intervistë theksoi se nuk i bën përshtypje që e cilësojnë si gjyshe seksi, pasi kjo gjë nuk ka qenë kurrë një prej synimeve të saj.