Gjyshja mashtron familjet, ju kërkon 80 mijë dollarë për investim, s’ua merr mendja si i shpenzoi (FOTO)

Askush nuk mund të dyshonte tek ajo dhe të mendonte se ishte në gjendje që të mashtronte, duke i marrë 80 mijë dollarë një familje, vetëm e vetëm që të bënte ndërhyrje estetike dhe të blinte produkte kozmetike. Christine Margaret O’Shea, një gjyshe 69-vjeçare australiane nga Burdekin Shire, përfitoi nga reputacioni i mirë që gëzonte duke qenë se kishte marrë pjesë në bamirësi, për të fituar besimin e njerëzve dhe për t’iu përvetësuar paratë.

Si e punësuar në shoqatën e specializuar për produkte shëndetësore dhe bukurie “Amway”, kishte kontaktuar me një familje të cilës i kishte vënë sytë, duke i bindur që ti jepnin kursimet e tyre, për një investim në valutë të huaj, por në fund gjithçka e kishte për vete. Në harkun e tre viteve, që nga 2014 deri në 2017, ajo arriti që të shpenzojë plotë 84 mijë dollarë, të cilat familja nuk i pa më.

Christine, e fiksuar që të ruante gjithmonë bukurinë e saj, kishte shpenzuar më shumë se gjysmën e shumës për produkte bukurie dhe ndërhyrje. Gjithçka pa e vrarë mendjen se familja që kishte mashtruar, herët apo vonë do i kishte kërkuar llogari për paratë e dhëna për bamirësi.

Pasi u demaskua, Christine përfundoi ara gjykatës së Townsville, ku këtë të premte u dënua me dy vite e gjysmë burg. Familja e mashtruar, mundi të marrë mbrapsht vetëm 6800 dollarë të cilat gruaja nuk i kishte shpenzuar ende. Ndërkohë gruas do ti duhet të kthejë mbrapsht të gjitha paratë ë marra.