Gjyshja fiton 198 milionë dollarë në lotari

Lerynne West nga shteti Iova është një nga fituesit e lotarisë “Powerball” prej 688 milionë dollarësh. Fituesi tjetër nga Nju Jorku ende nuk është bërë publik. Gjyshja 51 vjeçare thotë se tashmë ka lënë punën. Zonja West zgjodhi të marrë shumën prej 198 milion dollarë, një pjesë të së cilës do ta përdorë në një fondacion kushtuar nipit të saj të lindur para kohe që jetoi vetëm një ditë. Lotaria të ofron alternativën që shumën prej 343.900.000 dollarësh ta marrësh me këste për 30 vjet ose me një dorë që përkon me 198 milionë dollarë para se të paguajë taksat federale dhe shtetërore.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com