Vivien Bodycote është një grua, që jeton me një obsesion të veçantë për Jose Mourinho. Kjo gjyshe britanike e ka Mourinhon si tatuazh 35 herë në trupin e saj. Tatuazhin e saj të fundit me figurën e trajnerit portugez e ka bërë ditën e Shën Valentinit. Vivien, e cila është 60 vjeçe, e ka mbuluar lëkurën e saj me tatuazhe të Mourinhos për dy vjet. “Special One” është skalitur në trupin e saj në versionin “50 Shades of Grey”, të “Santa Claus”, si “The Godfather” etj. Kjo gjyshe e katër nipërve e mbesave është bërë një fushë tematike e Mourinhos.