Gjyshja abuzuese dënohet me burgim të përjetshëm

Në Oklahoma një gjyshe është dënuar me burgim të përjetshëm pasi është shpallur fajtore për abuzimin e mbesës së saj. Veç tjerash ajo është maskuar si shtrigë dhe e ka terrorizuar vajzën shtatëvjeçare. Geneva Robinson është shpallur fajtore për shkak të abuzimit të mbesës së saj. Zonja 51vjeçare kishte një vit që e abuzonte, e rrihte dhe e digjte me cigare mbesën e saj. I dashuri i saj 33 vjeç gjithashtu është akuzuar me 30 vite burgim për shkak të rolit të tij neutral. Prokurori ka postuar video të abuzimit ku shihet teksa zonja Robisnon e ngre zvarrë vajzën e vogël.