Gjyshi lëndon rëndë nipin e tij gjatë parkimit në oborrin e tij

9

Shkup, 16 janar – Një fëmijë 5-vjeçar është lënduar rëndë derisa gjyshi i tij e parkonte automjetin në oborrin e shtëpisë, kumtoi MPB-ja, njofton KOHA.

Aksidenti ka ndodhur dje, në fshatin Sellcë të Tetovës, ndërsa rasti është paraqitur pasdite në ora 16:40. Fëmija është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë inspektim në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Tetovë. (koha.mk)

Comments are closed.