Irani anuloi trasmetimin e ndeshjes futbollistike mes Augsburg dhe Bayern Munich për shkak se ndeshjën e drejtonte gjyqtarja grua, Bibiana Steinhaus.
IRIB thuhet se e ka ndaluar transmetimin e ndeshjes për shkak të ligjeve sheriatike të Iranit, ku ndalohet të shfaqet një grua e veshur në rrobat e gjyqtarit të ndeshjeve të futbollit.
Por kjo kishte ndodhur edhe në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Kolnit, ku gjyqtare ishte po e njëjtja.
Steinhaus, 39 vjeç, është gruaja e parë që ka drejtuar një ndeshje të futbollit të meshkujve në Gjermani.
Ajo iu bashkua Bundesligës në shtator 2017.
Vitin e kaluar, ajo u cilësua si një nga gjyqtarët më të mirë të Gjermanisë.
Ajo në një intervistë për DW tha se Bundesliga është nga ligat më të respektuara në botë dhe kjo se ka një grua për gjyqtare e bën edhe me të madhe këtë ligë. Dhe se është ë lumtur me arritjet e saj dhe do të punojë të thyej barrierat gjinore.
Irani njihet për diskriminimin e grave.