Me siguri që askush nuk pret që të fitojë ndeshjen me një gol të shënuar nga gjyqtari, sigurisht presin të përfitojnë nga ndonjë vendim i tij, por jo që vetë “xhaketa e zezë” të shënojë me kokë golin e fitores. Kjo ka ndodhur me gjyqtarin Atay Daudov në Makhaçkala të Rusisi gjatë një ndeshje amatorësh. Ka qenë pikërisht Liga Amatore e Futbollit Rus ajo ka postuar videon e mëposhtme, duke shkaktuar ilaritet…