Nga futbolli spanjoll vijnë disa pamje shokuese. Gjyqtari i ndeshjes Miralbueno – San Juan, është sulmuar nga njëri prej futbollistëve vendës. Pasi e përjashtoi një prej lojtarëve të skuadrës së Miralbuenos, ai u godit me grusht dhe ra në tokë, përcjellë “Lajmi.net”. Pas rrëzimit ai mori një goditje tjetër, ndërsa intervenimi i futbollistëve tjerë parandaloi më të keqen. Sulmi ndaj gjyqtarit ndodhi në lidhjen rajonale të futbollit spanjoll. Ndeshja u ndërpre menjëherë ndërsa gjyqtari u dërgua në spitalin më të afërt nga vëllai i tij, i cili ishte duke e shikuar lojën nga afër.
https://www.youtube.com/watch?v=OfLJVX4m9u0