Videoja ku shfaqet gjyqtari i katërt duke festuar fitoren e Liverpool ndaj Tottenham, është bërë virale në internet. ‘Të Kuqtë’ arritën fitore magjike tek në minutat e fundit të ndeshjes, kur Toby Alderweireld shënoi në portën e tij në mënyrë amatoreske dhe kësisoji mbajti gjallë ende shpresat e L’pool për t’u stolisur me titullin kampion. Pas këtij goli, Anfield shpërtheu në festë ndërsa kamerat e ESPN kapën një zyrtar të ndeshjes duke festuar, transmeton Periskopi, përcjell gazeta Koha.
Just a match official celebrating Liverpool’s winning goal. Nothing to see here… pic.twitter.com/22pmEZB2K2
— YourMCFC (@YourMCFC) March 31, 2019