Shtyhet më 23 janar dëshmia e Maxi Lopez në procesin gjyqësor kundër Wanda Naras, që po zhvillohet ne Milano. Sulmuesi argjentinas nuk ka patur mundësi të ishte i pranishëm në sallë, për shkak të impenjimeve në fushën e blertë. Për këtë arsye, gjykatësi ka vendosur që dëshmia e tij të merret pas dy muajsh.
Bashkëshortja aktuale e Mauro Icardit akuzohet nga ish-partneri i saj për publikimin e të dhënve personale në rrjetet sociale në periudhën e merkartos, duke mos lejuar një zhvillim normal të bisedimeve, për shkak të telefonatave dhe email-eve të shumta të fansave.