Maqedonia e Veriut në planin e jashtëm me gjitha forcat po mundohet përfundimisht t’i fillon negociatat me Bashkimin Evropian, por në plan të brendshëm edhe më tej nuk arrin që ta përmirëson gjendjen në gjyqësorë, e cila ka ngecur nën ndikime të fuqishme politike.
Xhenur ISENI
Shkup, 21 qershor – Maqedonia e Veriut në planin e jashtëm me gjitha forcat po mundohet përfundimisht t’i fillon negociatat me Bashkimin Evropian, por në plan të brendshëm edhe më tej nuk arrin që ta përmirëson gjendjen në gjyqësorë, e cila ka ngecur nën ndikime të fuqishme politike. Pikërisht kapitulli për sundimin e së drejtës është mes kapitujve të para që vendi do t’i hap nëse përfundimisht fillon negociatat me BE-në, ndërsa siç qëndrojnë punët për momentin, me shumë mundësi, edhe pa bllokadën bullgare vendi vetë do të ngecë në atë kapitull, në përputhje me metodologjinë e re për negociata. “Presioni ndaj gjyqësorit është shumë i madh, lidhjet e kaluara nuk janë zhdukur për një natë”, thotë ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, edhe pse kanë kaluar shumë netë në mandatin e tyre në të cilën kanë mundur së paku t’i ecin çështjet në gjyqësorë në drejtim pozitiv.
Konstatimi i thjeshtë është se gjendja në gjyqësorë është keq, nuk do të thotë asgjë nëse qeveria nuk përkushtohet për reforma rrënjësore në sistemin gjyqësorë, e cila në çdo raport të Komisionit Evropian është cekur si problematik. Skenaret në Parlament në të cilën deputetët nga pushteti e opozita janë pothuajse në prag të përleshjes fizike çdoherë gjatë propozimit të gjykatësve, vetëm e vërtetojnë se partitë politike edhe më tej dëshirojnë ta kontrollojnë gjyqësorin, gjë që Evropa hapur e kundërshton.
Pa dyshim që Maqedonia e Veriut herët apo vonë përfundimisht do ti fillon negociatat me BE-në, por shumë më e rëndësishme do të ishte të fitohet gjyqësorë të pavarur e cila do të vendos sipas fuqisë së ligjit, dhe jo sipas urdhërave të partisë. Kjo është shumë me rëndësi nëse vendi ka për qëllim që t’i fillon dhe mbaron negociatat me Unionin brenda një kohe të arsyeshme, në vend që të ngecte me dekada për shkak të mungesës së reformës reale.
Njohësit e këtyre proceseve thonë se reformat në gjyqësorë mund të bëhen menjëherë, me kusht që secila qeveri të hiqte dorë nga ajo.
“Është fakt se mënyra e trajtimit të çështjeve, Maqedonia e Veriut ka një përvojë të hidhur me fajësinë e saj. Edhe vet Bashkimi Evropian, Maqedoninë e Veriut e ka përgledhur në forma të ndryshme siç ishte problemi me Greqinë. Ishte një çështje problematike e improvizuar. Më tepër merren në aspektin ndërkombëtar, sikur bota iu ka për detyrim për të ndihmuar, ndërsa nga ana tjetër me korrupsionin, krimin, me gjitha problemet e çështjet tjera, jo që nuk bëjnë përpjekje, përkundrazi çdo qeveri përkrah njëra tjetrën dhe sot Zaev është peng i këtyre çështjeve. E para ka të bëjë me proceset e zgjidhjes së problemit me Greqinë, nga ana tjetër tani si duket rolin e njëjtë që luante Gruevski, luan edhe Zaevi për shkaqe të cilat në aspektin e përbindjes, ose të themi fshehjes së krimit, korrupsionit, që nuk i goditi, tani gjenë raste të identifikimit të identitetit”, ka deklaruar për KOHA, Bashkim Selmani, ish gjykatës. (koha.mk)