Shkup, 24 maj – Të kesh emrin Adem, Arian, Isa, Muharrem ose Rami, nuk është njëjtë sikurse të kesh emrin Dimçe, Boris, Stojan, Marjan ose Viktor. Drejtësia e Maqedonisë mjaftohet vetëm me emrin e të pandehurit, ndërsa argumentet nuk janë me rëndësi, shkruan gazeta KOHA. Kështu ndodhi ditë më parë, kur Gjykata Penale e Shkupit liroi nëntë të akuzuarit e parë për dhunë në mbrëmjen e 27 prillit në Parlament, ndërsa ishin të akuzuar për sulm ndaj deputetëve të Maqedonisë. Gjykatësja Lubinka Bashevska, gjykatëse edhe në rastin e ashtuquajtur “Puçi”, ku gjykohet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, vendosi që nëntë të akuzuarit që goditën deputetët dhe demoluan… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)