Shkup, 31 tetor – Gjykimi i të pandehurve për rrahjen deri në vdekje të të riut Nikolla Sazdovski fillon më 9 nëntor në Gjykatën Penale. Siç informoi në brifingun e sotëm të Gjykatës Penale, procesin gjyqësor do ta udhëheq gjykatësja Daniela Aleksovska Stojanovska. Njëzet vjeçari Sazdovski ndërroi jetë më 9 korrik të këtij viti, pasi që është rrahur në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Madh më 29 qershor të këtij viti rreth orës 17:30.
Pas incidentit, dy persona janë arrestuar për shkak dyshimit për kryerjen e veprës penale. Ndërsa me 2 korrik, Sektori i Punëve të Brendshme ngriti aktakuzë kundër B.B (20); S.D (21) dhe J.L (19) të gjithë nga Shkupi për veprën penale të kryer “dhunë”. Pas masave të ndërmarra nga policia, dy prej tyre janë privuar nga liria, ndërkaq personi i tretë ende nuk është kapur.