Në seancën e sotme gjyqësore për “Trust”-in në Gjykatën Penale dëshmoi drejtuesi i “Sileks jometaleve ST”, Vasill Ristovski. Ai si dëshmitar i dytë para Gjykatës pranoi se ka ekzistuar faturë e dyfishtë për tashmë makineritë e furnizuara-damperi, të cilët kanë qenë të domosdoshme për marrje të tenderit për gërmim të qymyrit nga ELEM-i.
Në dokumentacionin e tenderit, dëshmitari Ristovski konfirmoi se është deponuar edhe një faturë e kundërt për furnizim të mekanizimit për gërmim të qymyrit, e cila sipas tij nuk është dashur të jetë pjesë e dokumenteve. Dëshmitari konfirmoi se automjete të vjetra transportuese kanë përfunduar në mbeturina për hekur të vjetër.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumenteve të falsifikuara kanë montuar tendere në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurove. Lënda, siç publikoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedimeve të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011. Në seancën e ardhshme gjyqësore të caktuar për më 12 dhjetor, Gjykata do të marrë në pyetje edhe dy ekspertë të propozuar nga Prokuroria speciale publike.