Për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues dhe 90-të ditëve të kaluara nga seanca e fundit, gjykimi për lëndën “Tortura” që i përket mënyrës së privimit nga liria të liderit të Të bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkoski sot filloi sërish.
Në fillim të seancës, avokati mbrojtës i të pandehurve e kontestoi autorizimin e prokurorëve Lubomir Lape dhe Gavril Bubeski që ta përfaqësojnë lëndën, në çka ata reaguan se në seancën e kaluar kanë dorëzuar autorizimi të rregullt nga prokurori shtetëror publik.
Në lëndën janë të akuzuar ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i “Alfave” Ivica Antevski Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit për arrestimin e Boshkoskit.