Gjykimet për lëndët “Tifani” dhe “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike do të fillojnë më 19, përkatësisht më 21 shkurt, konfirmuan për MIA-n nga PSP. Në lëndën “Tifani” për fshehje tatimi e akuzuar është gazetarja Ivona Taelvska. Rasti “Tenderët”, ndërkaq, ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore të Muzeut të luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi në Shkup, ndërkaq e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi se “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderët”.