Lënda e PSP-së “Tanku” vazhdon më 14 maj me paraqitjen e fjalëve përfunduese të të involvuarve në këtë proces gjyqësor. Në seancën e sotme që zgjati pothuajse gjashtë orë, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorëve të posaçëm publik.
Pas kërkesave të[ avokatëve të mbrojtjes për përjashtim të pçrokurorëve, për të cilët prokurori i PSP-së Stevço Donev në Gjykatë parashtroi njoftim nga prokurorja speciale, Katica Janeva se nuk ka bazë ligjore për kërkesën e mbrojtjes për përjashtim të tin dhe të prokurores Lençe Ristovska, gjykatësja Dobrilla Kacarska e vazhdoi debatin me paraqitjen e dëshmive të cilat mbrojtja i kërkoi nga MPN-ja, e të cilat ishin të kapshme për. Gjykatën.
Në fund të seancës së sotme mbrojtja i tërhoqi porpozimet, ndërsa i akuzuari Nikolla Gruevski tha se është dëshmuar se nuk e ka kryer eprën dhe prandaj nuk është i detayruar ta paraqesë mbrojtja sepse vlerësoi se nuk ka nevojë.
Në Gjykatë sot ishin të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski. Në rastin “Tanku” është e akuzuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, por procedura për të është ndarë për shkak të “shtatzanisë së rrezikshme”. Që të tre janë të akuzuar për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove.