Shkup, 16 maj – Gjykatësi Osman Shabani, me kërkesë të avokatit të të akuzuarve Donço Nakov, e shtyu seancën e sotme për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë me financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE. Gjykimi do të vazhdojë më 28 maj, njofton Koha.mk
Sipas Nakovit, kërkesa për shtyrjen e gjykimit është për shkak nenit 22 të ligjit për PSP-së i cili për momentin gjendet para deputetëve në Kuvend për interpretimin e tij autentik.
I akuzuari Ilija Dimovski i cili është deputet sqaroi se procedura në Kuvend është se Parlamenti nuk sjell vendim nëse pranon ose jo nismë për interpretim autentik por duhet të dorëzojë kërkesë për mendim në Qeveri, ndërsa marrjes së mendimit shqyrtohet në Komisionin dhe konfirmohet propozimi i cili dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit i cili thirr seancë plenare në të cilën sillet interpretim autentik.
Në rastin “Talir” akuzohen edhe Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.
Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin edhe mori dënim me kusht prej dy vjetëve, e cila nuk do të përfundojë nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.
Sipas aktakuzës, këto ligjërisht kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar para të paguhen në gjiro llogari e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm. (koha.mk)