Seanca për “Ryshfet” në të cilën akuzohet kryeministri Zoran Zaev, që duhej të vazhdonte sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 25 dhjetor të vitit 2017. Gjykimi është anuluar që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit më 27 nëntor për atë nëse xhirimet nga masat e vaçanta paraprake të publikuara në JuTjub mund të jenë dëshmi në procedurë. Paraprakisht seanca më 28 shtator është anuluar për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.
Zaev për “Ryshfet” akuzohet se në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës, kërkoi mitmarrje nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë euro për një tokë ndërtimore në Strumicë. Seanca paraprake, më 27 shtator, u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Dijana Gruevska-Ilievska. Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seancë për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.