Shkup, 12 nëntor – Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 vazhdon më 19 nëntor, pasi në seancën e sotme u morën në pyetje tre ekspertë nga MPB-ja, të cilët kanë kryer analiza dhe testime të disa automjeteve.
Për rastin “Monstra” në procedurën paraprake, lëndë e analizës ishin automjetet “opel omega”, “golf 3”, “folsvagen pasat”, “pezho 306” dhe “mazda 626”.
Eksperti, i cili ka punuar në analizat e identitetit të automjeteve përmes sistemit evropian për regjistrimin e automjeteve, sqaroi se numri i identifikimit të automjeteve përmban 17 numra, përmes të cilave ai automjet dallon nga të gjithë automjetet tjera nga lloji i njëjtë.
“Automjeti ‘opel omega’ është me numër origjinal të identifikimit, megjithatë gjatë kontrollit në sistem është konfirmuar se targat e regjistrimit janë origjinale, por nuk janë të atij automjeti, gjegjësisht i takojnë “mercedes”123. Nga kontrollet e kryera në bazë të automjeteve të regjistruara në Maqedoni për pmv ‘opel omega’ është konstatuar se ky automjet asnjëherë nuk është regjistruar në Maqedoni”, deklaroi eksperti.
Lidhur me automjetet tjera “pezho 306”, “folksvagen pasat”, “mazda 626” dhe “golf”, eksperti tha se të gjithë ishin me identitet origjinal dhe targa të regjistrimit.
Në pyetje të PSP-së. nëse ka pasur çelës nga automjeti kur ka kryer inspektim, eksperti tha se automjeti ishte me çelës origjinal, e ka filluar me sukses dhe nga bord kompjuteri ka parë se ka karburant për edhe rreth 130 km.
Paraprakisht, të ekspertët, të cilët kanë kryer analiza të mostrave nga gishtat dhe gjurmë të automjeteve, kanë thënë se pas analizës së kryer tek gjurmët nga automjetet, tek “pezho 306”, janë identifikuar gjurmët e Halil Demirit dhe të Sami Lutës, i cili më vonë është vendosur në sistemin për analiza nga SPB Shkup, ndërsa tek gjurmët nga “folsvagen pasat” janë identifikuar personat Halil Demiri, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Haziri.
Kryetari i këshillit gjyqësor Ognen Stavrev, në fillim informoi se ende nuk ka përgjigje në kërkesën për ekstradimin e dy të akuzuarve, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët janë në arrati në Kosovë.
Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi nga fillimi dhe ende gjendet në procedurën e dëshmive. .
Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata supreme në muajin dhjetor të vitit të kaluar i hoqi aktvendimet dhe rastin e mori PSP-ja.