Gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” fillon nga fillimi

Saktë pas tri muajve pas ngritjes së akuzës nga PSP për ngjarjet në Komunën Qendër në vitin 2016, gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” përsëri ka filluar nga fillimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga procedura e mëparshme.

Gjyqtari i cili udhëheq me rastin, Dushan Josifov ka caktuar një deri dy seanca në muaj, që do të thotë se me këtë dinamikë gjykimi për rastin nuk pritet të përfundojë as këtë vitë, edhe pse bëhet fjalë për gjykim me procedurë të shkurtuar.

Prokurorja Fatime Fetai në fillim të seancës ka kërkuar që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të gjykohet në mungesë, sepse që 11 muaj gjendet në Hungari dhe nuk është i kapshëm për organet.

“Ne është e qartë nëse Nikolla Gruevski do të ishte i kapshëm që të gjykohet në praninë e tij”, tha Fetai.