Shkup, 3 mars – Gjykimi për Organizatën joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare” ku bashkë me themeluesin Bojan Jovanovski të akuzuar janë edhe katër persona vazhdon më 10 mars, pasi në seancën e sotme janë paraqitur prova materiale të propozuara nga Prokuroria.
Prokuroria ka prezantuar prova materiale të Drejtorisë për zbulim financiar, për llogari bankare dhe transaksionet e realizuara të të akuzuarve në periudhën në interes të rastit si dhe dokumente të DAP-it, Regjistrit qendror dhe marrëveshje për bashkëpunim me Shoqatën “Aleanca ndërkombëtare” me shoqata tjera, kompani dhe komuna.
Mbrojtja ka reaguar ndaj mënyrës së dhënies së këtyre provave, me çka gjykata tha se paraqitja e tyre e bën prokurorinë në mënyrë të konsiderojë se procedura është e dobishme, derisa ata do të kenë mundësi të japin ndonjë koment dhe të njëjtat t’i ndërlidhin gjatë paraqitjes së provave materiale, ndërsa tani në këtë fazë të procedurës mund vetëm të reagojnë në provë konkrete, por pa dhënë koment.
Në fillim të seancës së sotme, Jovanovski ka kërkuar përjashtimin e prokurores Villma Ruskoska dhe deklarimin e prokurorit publik republikan Lubomir Joveski i cili është përfaqësues i akuzës me faktin se siç tha, “prokurorja e apostrofuar nuk paraqitet dhe nga seanca në seancë ndërrohen prokurorët”.
“Këtë kërkesë do ta argumentoj për shkak se Villma Ruskoska nuk paraqitet, nuk e dimë pse, e vërtetë është se mund të bëjë zëvendësime sipas hierarkisë, por e lus prokurorin publik republikan të caktojë se cili është përfaqësuesi që të dimë se cili po përpiqet ta prezantojë prokurorinë e cila është në këmbë të qelqta”, ka thënë Jovanovski.
Gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremovska ka thënë se seanca e sotme do të mbahet, ndërsa kërkesa do të përcillet deri te Prokuroria publike pas përfundimit të saj.
Në seancën e ardhshme mbetet të paraqiten edhe disa prova materiale të propozuara nga Prokuroria, ku më 18 mars do të fillojë me dëgjimin e dëshmitarëve.
Lënda udhëhiqet nga gjykatësja Sofçe Gavrilova Efremovska dhe është në procedurë dëshmuese.
Për çështjen me organizatën joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare” e themeluar nga Bojan Jovanovski- Boki 13, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Ercegoviq.
Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq për ndihmë në mashtrim dhe pastrim të parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me armë. Organizata joqeveritare akuzohet gjithashtu si person juridik.