Në Gjykatën penale, seanca e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 përfundoi me shfaqjen e provave materiale nga ekspertiza në Kuvend.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe vazhdon nesër.
Në pjesën e pasdites nga seanca e sotme janë shfaqur disa incizime të shkurta dhe më pas edhe fotografi nga dëmet e bëra në hapësirat e Kuvendit pas “të enjtes së përgjakshme”.
Shenja gjaku në dysheme, si dhe në disa pjesë të mobiljeve, dyer të thyera, byro, tavolina, divane, mure të prishura, shenja të këpucëve në mure, kamera të thyera, çanta të hedhura kudo, para dhe dokumente personale, si dhe gëzhoja nga plumbat, kanë mundur të vërehen në incizimet dhe fotografitë, që u përshkruan nga ana e prokurores Vilma Ruskovska.
Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, është parë video-incizimi nga telefoni celular, që është marrë nga i akuzuari Oliver Popovski.