Shkup, 11 nëntor – Seanca e sotme për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës i njohur si “Monstra”, e Prokurorisë Publike është shtyrë për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të porotës. Shkak për mungesën ka qenë, madje rasti i vdekjes së një anëtari të afërt të familjes së ngushtë të saj, njofton KOHA.
Në seancën e kaluar janë lexuar më shumë biseda mes N.N, persona me familje të të akuzuarve dhe në paraburgim për rastin të cilët pyesin se si janë dhe nëse dinë se çka ka ndodhur me ta. Pastaj janë lexuar transkripte të bisedave mes Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Musa Xhaferit.
Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.
Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndërsa, më herët hetimet për këtë vepër i zhvilloi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. (koha.mk)