Shkup, 5 shkurt – Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Trezor” për furnizim të pajisjes për spiunim ku i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov është shtyrë për më 29 mars.
Arsye për shtyrjen, siç sqaron gjykatësja Xhaneta Begtoviq, është për atë që pritet rezultati i procedurës së ankesës para Gjykatës Supreme në Greqi për të akuzuarin ish-shef i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski.
Në seancën e sotme në Gjykatën Penale erdhën ish-drejtori i DSK-së Mijallkov, si dhe ish-shefi i Kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq, të gjithë të akuzuar në “Trezor”.
Aktakuzën e PSP-së para Gjykatës e përfaqëson prokurorja Lençe Ristovska.
Të akuzuarit ngarkohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe ka shkaktuar dëm të Buxhetit gjatë furnizimit të pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga firma e Britanisë së Madhe.