Shkup, 16 maj – Më 22 maj do të shpallet gjykimi për lëndën “Treqind” në të cilën është i akuzuar ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me furnizimin e 300 automjeteve, kumtoi në seancën e sotme gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Në Gjykatën Pelane sot ishin thënë fjalët përfundimtare të PSP-së dhe të mbrojtjes. PSP kërkoi gjykim ndëshkues për Popovskin për veprën penale për të cilën është akuzuar, për çka është shkaktuar dënim me burg prej 4 deri në 15 vite.
Mbrojtja, sërish kërkoi Popovski të lirohet nga akuza. Popovski sot para gjykatës tha se nuk është fajtor dhe se procedura që udhëhiqet kundër tij seriozisht ka ndikuar në shëndetin e tij. Tha edhe se në periudhën e fundit është përballur me shumë kërcënime, shantazhe dhe presione, por nuk saktëson se nga kush. Popovski është ankuar edhe se është shkarkuar nga MPB, në, siç tha, procedurë të dyshimtë disiplinore.
Gjoko Popovski është akuzuar se me furnizimin publik të 300 automjeteve për MPB-në e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht u ka ndarë marrëveshje për shitblerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve Porshe Maqedonia SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Avto Kukja SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.