Shkup, 30 janar – Gykimi për procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër “Trajektorja” e Prokurorisë Speciale Publike vazhdon më 5 shkurt, njofton Koha.
Rasti ndodhet në procedurë të provave dhe në të janë të akuzuar Nikolla Gruevskit, i cili gjyxkohet në mugesë, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.
Në seancën e ardhshme do të duhet të nxirret sms-komunikimi i Vlladimir Peshevskit, pas çfarë vijojnë ekspertizat ekonomike të PSP-së dhe mbrojtja.
Në seancën e sotme është lexuar SMS komunikimi midis ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakiseski dhe personave të tjerë, mes të cilëve edhe ish ambasadorit të Maqedonisë në Kinë Oliver Shambovski. Komunikimi është në periudhën e vitit 2012-2013 dhe ka të bëjë në dakordimin e kompanive dhe kredive kineze për ndërtimin e akseve të autostradave.
Rastin e udhëheq Goran Boshevski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanovska e PSP-së. Sipas aktakuzës së PSP, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej së paku 155 milionë euro. (koha.mk)