Shkup, 19 shkurt – Debati i sotëm dhe debati i caktuar për më 26 shkurt 2021 për lëndën “Tortura” nuk do të mbahen, informojnë nga Gjykata Themelore Penale.
Që atje shtojnë se të gjithë urdhrat dhe ftesat do të revokohen duke e pasur parasysh se një pjesë e të akuzuarve dhe mbrojtësit e tyre janë të përfshirë në lëndën “Target- Fortesa” që është caktuar në oraret e dhëna dhe e cila lëndë është në fazë të fjalëve përfundimtare.
Seanca e radhës për lëndën “Tortura” është caktuar për më 8 mars 2021.