Shkup, 14 janar – Gjykimi për rrëzimin e kompleksit Kosmos të investitorit Fijat Canoski “TNT” vazhdon nesër, prejse në seancën e sotme gjyqësore nuk u paraqit i akuzuarit Toni Trajkovski.
Kjo është mosparaqitja e dytë e të akuzuarit Toni Trajkovski, prejse për shkak të mospasjes ftesë të rregullt, ai nuk u paraqit edhe në seancën e sotme gjyqësore.
Gjykatësi Ognen Stavrev, tha se Gjykata e konsideron si i ftuar i regullt, edhe pse avokati i tij Jovica Strashevski, tha se nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme gjyqësore.
“Për Toni Trajkovskin në seancën e ardhshme ka urdhër deri te MPB për zbatim të detyrushëm të Gjykatës, ndërsa përderisa vazhdon kështu do të ketë masa ende më të ashpra”; tha Stavrev.
Avokati Strashevski, pas përfundimit të seancës gjyqësore, deklaroi se kanë dorëzuar dy adresa, njëra sipas letërnjoftimit dhe tjetra sipas vendit të qëndrimit dhe se me të vërtetë nuk e di se si Gjykata jep urdhër për zbatim policor.
“Ka bazë ligjore si dorëzohet ftesa”, deklaroi Strashevski. Gjykatësi Ognen Stavrev në fillim të seancës së sotme gjyqësore e prezantoi përbërjen e re, në të cilën tani janë tre gjykatës të ri juri – mes të cilëve njëri është rezervë.
Rasti fillon nga fillimi me përbërje të re të këshillit gjyqësor. Lëndën e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.
Për veprën janë akuzuar disa persona mes të cilëve ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë dënohet edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. (koha.mk)