Shkup, 15 tetor 2018 – Gjykimi për lëndën TNT të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për më 25 tetor pasi Gjykata e pranoi kërkesën e të pandehurit Nikolla Gruevski të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në të cilën në rend dite është propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese.
Para fillimit të seancës së sotme, Gruevski nga Gjykata kërkoi t’i lejohet si deputet të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Tha se deri tani nuk i është referuar funksionit të deputetit, por vlerëson se seanca e sotme e caktuar për në orën 11 është e rëndësishme dhe duhet të marrë pjesë.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Ognen Stavrev, tha se nëse Prokuroria nuk ka asgjë kundër, gjykata mund ta shtyjë seancën e sotme për më 25 tetor. Prokurori nga PPS Burim Rustemi nuk tha asgjë kundër propozimit.
Në seancën e sotme duhej të prezantohen dëshmi materiale për lëndën për rrënimin e kompleksit banesoro-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski.
Në sallë e gjykatës ishin prezentë të gjithë të pandehurit , mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-shefi i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzës së PSP-së, të pandehurit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Canovskit.