Shkup, 7 nëntor – Gjykimi për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “Titanik” i Prokurorisë Speciale Publike vazhdon më 14 nëntor, pasi në seancën e sotme u dëgjuan rreth 70 biseda.
Në pjesën më të madhe të bisedave të dëgjuara sot ishte zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski si një ditë para edhe në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale më 7 prill të vitit 2013 si i koordinon të gjithë, prej anëtarëve të komiteteve vendore deri në të punësuarit nëpër komuna dhe kompani. Nga bisedat dëgjohet si dakordon lista të votuesve, aksione dhe opsione të ndryshme për përfshirjen e votuesve nga Pusteci.
Në njërin prej bisedimeve Janakieski bisedon me personin N.N. i cili thotë “do të bëjnë skandal me këta nga Pusteci, atyre kjo ju përshtatet, nuk duhet t’u jepet material për të folur shumë, neve kjo nuk na përshtatet”.
Në ditën e votimit, Mile u paraqitet anëtarëve të lartë të partisë, prej të cilëve kërkon të bëjnë presione që të dalin votuesit në Qendër, ndërsa nga ana tjetër i paraqitet personit N.N me siguri i punësuar në ndonjërin prej operatorëve të telekomit, dhe kërkon të shkyçet numër i caktuar prej të cilit janë paraqitur dhe kanë bërë agjitim për LSDM-në.
Pasi njëri prej anëtarëve, nuk u përgjigj në telefon, Mile paraqitet te një tjetër dhe i kërcënohet t’i thonë të paraqitet, sepse në katër vitet e ardhshme nuk do t’i përgjigjet në telefon.
Paraprakisht më 6 prill të vitit 2016 Mile Janakieski merr thirrje nga Aleksandra Andrevska, e cila i prezantohet si vajza e Vojvos dhe i thotë se ka 79 vota, person me të cilin kishte kontaktuar edhe një herë më parë. Andrevska e pyeti nëse mundet sot sërish t’i kontaktojë njerëzit që nesër të dalin të votojnë.
Në njërën prej regjistrimeve paraqitet edhe Gordana Jankullovska, e cila bisedon me një person mashkull i cili thotë se ka një person i cili agjiton në Kumanovë kundër tyre dhe se flasin për krimet e Gruevskit dhe kërkon prej asaj të ndërmarrë diçka që të ngadalësohen disi.
Lënda është në procedurë dëshmuese dhe se deri më tani janë përgjuar rreth 830 audio regjistrime prej mbi 1.000 të propozuarave nga PSP.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.