Shkup, 27 dhjetor – Në Gjykatën Penale Shkup sot është shtyrë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale “Dhunë në Qendër”, sepse në pajtim me orarin e ri për punë të gjykatësve, që do të vlejë nga Viti i Ri, në sektorin penal, të kësaj gjykate më nuk do të punojë një prej pesë gjykatësve nga këshilli gjyqësor.
Seanca e re është caktuar për më dy shkurt, në orën 10.
Në seancën e sotme në gjykatë në kohë u paraqit ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili është një prej 12-të të akuzuarve të tjerë në lëndë.
Prokurori i PPS-së, Gavril Bubevski, pasi mbajtjes së seancës së sotme , tha se përveç “Trust”, asnjë nga gjykimet nuk ka arritur në ndonjë fazë më të përparuar, dhe nuk do të ketë asnjë pengesë që të fillojë sërish.
“Ky gjykim kishte dy pranime të fajit, të cilët kanë aktvendime të plotfuqishme. Marrja në pyetje e Zhernovskit është proces specifik që nuk duhet përsëritur edhe një herë, për shkak përgjigjeve dhe për këtë është më e përshtatshme të shtyhet tani, sepse rasti do të merret nga një gjykatës tjetër”, tha Bubevski.
Theksoi se proceset lëvizin dhe gjykimet do të fillojnë pas Vitit të Ri dhe nuk ka asnjë problem.
Lidhur me kushtet në gjykatë dhe atë që ka vetëm një sallë, Bubevski tha sipas njohurive të tij, gjykata tashmë është në procesin e blerjes së pajisjeve, që do të mundësojë gjykime në të njëjtën kohë në më shumë salla gjykimi.
Nikolla Gruevski pas seancës së sotme deklaroi se nuk ka asnjë të re të shtojë lidhur me këto lëndë, që pushteti, së bashku me PPS, tërë vitin i shtyn, dhe siç tha, paraqesin përndjekje politike.
Fillimisht në këtë lëndë të akuzuar ishin 14 persona por në ndërkohë fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranoi i akuzuari i katërt Tomislav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski të cilët morën dënim me kusht.
Krahas Gruevskit në lëndën “Dhunë në Qendër” të akuzuar janë edhe 12-të persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangelova.