Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 vazhdon më 18 nëntor pasi sot procedura filloi prej fillimit për shkak të skadimit të 90 ditëve nga mbajtja e seancës së fundit.
Për seancën e ardhshme është thirrur si dëshmitar këshilltari teknik i mbrojtjes.
Rastin e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Fatime Fetai.
Në lëndën “Dhunë në Komunën Qendër” të akuzuar janë më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si edhe ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova dhe tetë persona të tjerë.